Lajme
Kasami: Janë paguar të gjitha pagat e punëtorëve të NPK-së

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se sot janë siguruar pagat e plota për të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK). Sipas tij, janë paguar të gjitha katër pagat e mbetura, duke theksuar se për Komunën e Tetovës, punëtorët janë prioritet dhe jo vetëm një statistikë.
“Ne nuk e harrojmë rëndësinë e punëtorëve tanë. Angazhimi jonë është që ata të kenë dinjitet dhe mirëqenie. Kjo është vetëm një hap më shumë në përpjekjet tona për të përmirësuar kushtet e punës dhe jetesës në qytetin tonë,” tha Kasami./Zyrtare.net/



















