Connect with us

Bota

“I shkruante fëmijëve, kujdesuni për babin se mami po ikën…”/ Vrasja në Greqi! Flet motra e Alba Cenkos: Kunati kishte DYSHIME…

Published

on

Motra e viktimës së krimit në frikshëm në Greqi ku mbeti e vdekur Alba Cenko ishte e ftuar në Shqipëria Live ku tregoi detaje lidhur me ngjarjen.

Ajo u shpreh se nuk kanë patur dijeni për keqkuptime mes motrës së saj dhe kunatit derisa kunati i saj ka dërguar mesazh asaj dhe dhe fëmijëve të tij nga telefoni i viktimës se Alba është larguar dhe nuk do të kthehet.

“Kam humbur kontaktet me motrën time që nga dita e enjte. I telefonova dhe nuk me dilte. Nuk kisha kohë të flisja, kalouan ditët më vjen një lajm që më thonë ke marrë vesh ça ka ndodhur jo s’di gje thash. Ka telefonuar Kastrioti dhe ka thënë a ka ardhur Alba në shtëpi kaq. Po flisnim herë pas here ajo telefononte s’kishim një orar si gjithmon flisnim si çdo familjar. Nuk më përgjigjej kur i telefonoja. Më erdhi një mesazh që më tha po iki në Patra me një shok, po largohem. Kanë tentuar motra me kunatin të shkuante, pritëm por nuk reagoi, reagoi vetëm jam mir nuk ka ndodhur gjë. Dyshuam shumë se binte ndesh me fjalët që thoshte te të gjitha motrat, ça i thoshte njërës nuk i ka thënë tjetrës thoshte ka ikur më ka lënë ne i thonim shko denoncoje kërkoje. Ai kishte dyshime se e tradhtonte nuk themi dot jo se ështv motra jonë por kto dyshime kishte, më parë nuk na i ka shprehur. Na shkruante ne iku më la, i shkruante dhe fëmijëve iku mami ju la kujdeseni babin, ata jan të mitur çdo bënin ata. Që arritën gjërat deri këtu duhet të ketë patur diçka. Thoshte jam mërzitur shqetësuar. Kanë 13 vite të martuar gati 14 vjet, kishin dy fëmijë. Fëmijët nuk dinë gjë janë te xhaxhallarët, te vëllezërit e autorit.”, tha motra e viktimës.

NA NDIQ NË FACEBOOK