Connect with us

Maqedoni

Fetai: Jo vetëm ligje, por edhe kulturë dhe vetëdije në luftën kundër korrupsionit

Publikuar

më

Zëvendëskryeministri Fetai vizitoi sot Manastirin, ku mori pjesë në Karvanin Antikorrupsion të
organizuar nga programi “Qytetarët Kundër Korrupsionit,” i financuar nga USAID dhe zbatuar nga
MCMS.

Në fjalimin e tij, z. Fetai theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje e miratimit të
ligjeve dhe proces administrativ, por kërkon një transformim kulturor që përfshin të gjitha nivelet e
shoqërisë. Ai vuri në dukje se suksesi në këtë betejë kërkon forcimin e institucioneve, edukimin e
qytetarëve, mbrojtjen e denoncuesve dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Karvani Antikorrupsion bashkoi përfaqësues të rëndësishëm, përfshirë USAID-in, Komisionin Shtetëror
Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare, Prokurorinë e Manastirit dhe Komunën e Manastirit, duke
dëshmuar një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të hapur bashkëpunimin me qytetarët.

NA NDIQ NË FACEBOOK