SKENA
“Dukesh si pëllumb, t’u bëfsha kurban”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh (Video)

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një videocall.
Biznesmeni Elton Ilirjani e ka publikuar videon në rrjetet e tij sociale, ku dy këngëtarët që triumfuan në Festivalin e Këngës me “E duam lumturinë”, kanë biseduar me mall për njëri-tjetrin.
Madje, Ilirjani ka zbuluar se Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.
Piro Çako: Babai nuk jeton më.
Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.
Piro Çako: Po ti si je njëherë?
Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. T’u bëfsha kurban.























