Connect with us

Lajme

Ditë e vështirë për Veliajn në SPAK

Publikuar

më

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kaloi një ditë të vështirë në SPAK, me një qëndrim prej pesë orësh aty. Në dalje, ai nuk u shfaq as i qetë e as i qeshur me gazetarët, duke mos dhënë deklaratë. Por pak më vonë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ai do deklaronte:

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, si për të na kthyer mallin e letrave anonime”, tha Veliaj.

“Unë e kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot në betejë, nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi se, “Nesti Angoni nuk ekziston, të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil”.

“Megjithatë dhe duke qenë se Kryetari i Bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi që është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se, do të ishte shqetësuese nëse kryetari i bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet.

“E di gjithë Tirana ku jetoj unë, e di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha përpara zgjedhjeve, ku vazhdoj mbas zgjedhjeve dhe ku do të jem deri në fund të kësaj detyre”, tha Veliaj.

“Unë hyj tek ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut, SKAP kur s’i intereson dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vetë. As nuk kam bërë antiprotesta, as nuk kam bërë letër anonime, se vij nga një brez jo i letrave anonime”, u shpreh Veliaj.

“Këtu do të jemi në maj do ju mundim me gjithë letrat anonime, me gjithë kurthe dhe me gjithë klithmat e hienave. Këtu do të jemi dhe do e shikoni se ku është populli”, përfundoi Veliaj.

Teksa i janë arrestuar pesë drejtorë, së fundi i është kontrolluar dhe banesa nga agjentë të BKH-së, Veliaj po shpërfaq ankthin e një fati të mundshëm jo të mirë që mund ta çojë në situata të padëshirueshme llogaridhënëse para ligjit, gjithnjë nëse e ka shkelur atë, ose më rëndë akoma, është korruptuar. /tesheshi.com/

Shqipëri3 minutes ago

Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Lajme11 minutes ago

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

Kosovë33 minutes ago

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

Lajme36 minutes ago

VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!

Maqedoni2 hours ago

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

Lajme2 hours ago

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka shprehur dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të Gazmend Sejdijit, njërit prej blegtorëve më shembullorë të Pollogut.

Shqipëri2 hours ago

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

Maqedoni2 hours ago

Futbolli tetovar në zi: Ndërron jetë Agron Memedi, ndihmës trajner i Shkëndijës

Maqedoni3 hours ago

Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente

Maqedoni3 hours ago

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi dhe 930 milionë për administratën

Lajme3 hours ago

VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit

Lajme3 hours ago

“Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!”

NA NDIQ NË FACEBOOK