Lajme
Ceremonia e rihapjes së Katedrales Notre Damme, Osmani shtrëngon duart me Donald Trump


Udhëheqës botërorë janë mbledhur në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.
Po ashtu, aty ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila publikoi një fotografi ku shihet duke i shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur të ShBA’ve, Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.
#Kosovo President, Vjosa Osmani meets and greets US President – elect, Donald Trump in Paris, during Notre-Dame reopening ceremony. pic.twitter.com/2ZiPfJsTo7
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) December 7, 2024




















