Connect with us

Maqedoni

BDI: Përbuzja ndaj zërit të shqiptarëve – një praktikë e vjetër, një gabim i madh

Publikuar

më

Nga BDI përmes një kumtese thonë se kjo që po ndodh sot i ngjan regjimit më të errët jugosllav.

“Gjatë periudhave më të errëta të regjimeve jugosllave, çdo zë i shqiptarëve, qoftë për drejtësi, barazi apo të drejtat e tyre themelore, trajtohej me ironi, sarkazëm dhe përbuzje. Pas këtyre qëndrimeve cinike, gjithmonë vinin kërcënimet, dhe përpjekjet për t’i shtypur ato zëra të drejtë.

Historia dëshmon se këto metoda jo vetëm që nuk i kanë ndalur shqiptarët, por kanë forcuar qëndresën dhe vendosmërinë e tyre për të luftuar për drejtësi dhe barazi.

Gjithmonë, këto qasje të padrejta ndaj shqiptarëve kanë qenë të dizajnuara në Beograd, të zbatuara përmes aparatit shtetëror në Shkup dhe shpesh të mbuluara me disa figura shqiptare marioneta, të cilat kanë shërbyer si fasadë për këto politika.

E njëjta skemë po përsëritet edhe sot. Afërsia e rrezikshme mes kësaj qeverie jolegjitime dhe Beogradit është e dukshme, e manifestuar në emërimin e një figure si Stoilkovic – një instrument i Putinit dhe Vulin-it – si Zëvendëskryeministër për marrëdhëniet ndëretnike.

Për më tepër, disa politikanë shqiptarë të diskredituar dhe të refuzuar nga populli i tyre si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare po përdoren si mburojë për këto veprime antishqiptare dhe për të zhvlerësuar zërin e shqiptarëve.

Është e qartë se këto përpjekje për të shtypur dhe përçmuar shqetësimet legjitime të shqiptarëve nuk janë vetëm të padrejta, por edhe të rrezikshme për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit.

Shqiptarët, një popull me një histori të gjatë qëndrese dhe sakrifice, nuk do të heshtin përballë përpjekjeve për të zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të minuar arritjet që garantojnë barazinë dhe drejtësinë në këtë vend.

I bëjmë thirrje Kryeministrit dhe kësaj qeverie jolegjitime të tërhiqen plotësisht nga axhenda për të zhvlerësuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe për të prishur themelet e Marrëveshjes së Ohrit.

Kjo qasje regresive, përçarëse dhe e orkestruar, nuk ka vend në një shoqëri që synon një të ardhme evropiane dhe multietnike.

BDI qëndron fuqishëm në mbrojtje të të drejtave dhe arritjeve historike të shqiptarëve dhe të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët nuk do të lejojnë që stabiliteti dhe barazia të preken nga qasjet e vjetruara dhe destruktive që shkojnë kundër drejtësisë dhe të ardhmes së përbashkët të këtij vendi” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajme59 seconds ago

Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?

Lajme41 minutes ago

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Lajme47 minutes ago

Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura

Lajme51 minutes ago

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Maqedoni2 hours ago

Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Kosovë2 hours ago

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Kosovë2 hours ago

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Religjion2 hours ago

Pozitat dhe privilegjet kalojnë, mbetet vetëm ajo që merr para Allahut Fuqiplotë

Maqedoni2 hours ago

Akuza të rënda ndaj Greqisë: Aleanca Evropiane alarmon për përndjekjen e pakicave maqedonase dhe turke!

Shqipëri2 hours ago

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

Maqedoni4 hours ago

Kriptovalutat përfshihen në Kodin Penal, propozohet konfiskimi i pasurisë së transferuar te familjarët

Kosovë4 hours ago

Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës

NA NDIQ NË FACEBOOK