Connect with us

Maqedoni

BDI kërkon veting të pasurisë të të gjithë politikanëve në 30 vitet e fundit

Publikuar

më

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikat lëshuar mediave, kanë kërkuar që të bëhet veting i burimit të pasurisë të të gjithë politikanëve në vend në 30 vitet e fundit. Nga BDI gjithashtu kërkojnë që të bëhet edhe zbardhja e privatizimit, pasi që siç shtojnë integristët, është mënyra e vetëme për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm ligjor.

Kumtesa e plotë e BDI-së.

“Vetëm veting i burimit të pasurisë së gjithë politikanëve pa përjashtim në 30 vitet e fundit dhe zbardhja e privatizimit – garanci për sundimin e ligjit

BDI i bën thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë përdorimin e propagandës antikorrupsion për përfitime partiake dhe për të krijuar një perde tymi për të mbuluar dështimet e saj në integrimin europian dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Në vend që të vazhdojë me këtë qasje manipulimi dhe drejtësie selektive, kërkojmë që qeveria të fillojë pa vonesë një proces të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të vetingut për të hetuar burimin e pasurisë së politikanëve gjatë 30 viteve të fundit dhe mënyrën se si janë kryer proceset e privatizimit.

Kjo është mënyra e vetme për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm ligjor.

Në të kundërt, kjo qasje do të vazhdojë të krijojë polarizim politik dhe ndarje etnike që do të minojnë themelet e shoqërisë sonë.

Historia ka treguar se çdo përpjekje për të përdorur antikorrupsionin si një vegël për revanshizëm politik dhe mbulim të skandaleve do të kthehet në një bumerang që do të godasë vetë ata që e nxisin.

Qeveria nuk mund të pretendojë ndërtimin e së drejtës duke përdorur taktika të padrejta dhe manipulime që vetëm sa thellojnë ndasitë në shoqëri.

Shfrytëzimi i emocioneve të qytetarëve për të mbuluar dështimet strategjike të Qeverisë në dy shtyllat kyçe – Eurointegrime dhe marrëdhënie ndëretnike është strategji e rrezikshme”.

Maqedoni13 minutes ago

Mickoski kërkon BE-në dhe NATO-n në bisedimet me Bullgarinë: Argumentet të dëgjohen nga të gjithë

Lajme45 minutes ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Shqipëri46 minutes ago

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Kosovë1 hour ago

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera

Maqedoni2 hours ago

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Maqedoni2 hours ago

Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni2 hours ago

Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh

Shqipëri2 hours ago

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Kosovë2 hours ago

Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

Lajme3 hours ago

Mustafa Dauti: Dogana drejt transformimit digjital, tranzit më i shpejtë dhe kufij inteligjentë

Maqedoni4 hours ago

Alarm në depot ushtarake në Tetovë – 7 polakë hyjnë me katërçikla, 4 kapen e 3 arratisen

Kosovë4 hours ago

Mësohet se kush janë gjyqtarët e caktuar në Apel për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

NA NDIQ NË FACEBOOK