Connect with us

Lajme

Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA-së

Publikuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtuar sot 14 persona për përfshirje në korrupsion të madh, mes tyre dy nga Maqedonia e Veriut, Artan Grubi dhe Enver Bexheti.

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i Apelit Enver Bexheti janë publikuar për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndë për pranim të ryshfetit për ndërhyrje në proceset gjyqësore që lidhen me dënimin e kriminelit Sasho Mijalkov, ish-drejtor i DSK-së, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Mijalkov u vlerësua gjithashtu nga Departamenti i Shtetit për korrupsion të konsiderueshëm në vitin 2022.

Departamenti i Shtetit shton se në listë janë shënuar edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Grubit./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK