Lajme
Amir Mamuti emërohet ushtrues detyre në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut

Amir Mamuti është emëruar ushtrues detyre në postin e drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Kulturës ia ka besuar Mamutit përgjegjësinë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij ansambli të njohur për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes interpretimit të këngëve dhe valleve tradicionale.
Mamuti ka një karrierë të pasur në fushën e artit dhe kulturës, ndërsa ka marrë pjesë dhe ka organizuar festivale të njofura në rajon dhe botë./zyrtare.net/

















