Connect with us

Bota

Aksidenti tragjik ajror/ Tym i zi dhe më pas flakë gjigande, shikoni momentin kur avioni 67 persona në bord përplaset në tokë!

Publikuar

Një avion me 67 persona në bord, 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në ditën e Krishtlindjeve, pranë qytetit Akhtau në Kazakistan.

Raportohet se 28 persona kanë arritur që t’i mbijetojnë aksidentit tragjik ajror.

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se avioni i përkiste linjës ajrore Azerbaijan Airlines dhe ishte nisur nga Baku në Grozny, Çeçeni, Rusi.

Por për shkak të mjegullës në Grozny fluturimi ishte devijuar. Ministria e Emergjencave të Kazakistanit raportoi se avioni që po udhëtonte nga Baku në Drozny u rrëzua pranë Aktaut.

NA NDIQ NË FACEBOOK