Connect with us

Shqipëri

27-vjeçarja humb jetën në një aksident tragjik në Itali, u përplas sapo zbriti nga makina

Published

on

Një aksident tragjik i mori jetën një të reje shqiptare mbrëmjen e kaluar në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në orën 23:00, dhe viktima është identifikuar si Adela Xhaferri.

E reja shqiptare është përplasur nga një makinë ndërsa zbriti nga mjeti në të cilin udhëtonte bashkë me një shoqen e saj.

Fillimisht makina në të cilën 27-vjeçarja shqiptare(pasagjere) dhe mikesha e saj (shofere) u përplas nga një mjet duke i nxjerrë jashtë rruge.

Fillimisht asnjëra nga vajzat nuk kishte pësuar lëndime, por sapo e reja shqiptare zbriti nga mjeti, u përplas nga një tjetër makinë.

27-vjeçarja Adela Xhaferri

Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia.

The post 27-vjeçarja humb jetën në një aksident tragjik në Itali, u përplas sapo zbriti nga makina first appeared on JavaNews.al.