Lajme
VIDEO: 31 vjet nga rrëzimi i avionit „Jak-42“ pranë Ohrit, ja si ndodhi ngjarja

Në këtë ditë, në vitin 1993, avioni „Jak-42“ i kompanisë ajrore „Aviompeks“, i cili udhëtonte nga Gjeneva për në Shkup, u rrëzua afër Ohrit. Fluturimi ishte ridrejtuar drejt aeroportit të Ohrit për shkak të kushteve të këqija të motit, por ra vetëm 4 kilometra larg pistës, ndërmjet fshatrave Gorno Lakoceraj dhe Orovnik, shkruan 4news, përcjell Zyrtare.net
Në të njëjtin vit, vetëm disa muaj më herët, më 5 mars, ndodhi një tjetër tragjedi e madhe ajrore në aeroportin e Shkupit. Një avion pasagjerësh i tipit FOKER 100 i kompanisë „Paler Makedonia“, i cili transportonte 97 pasagjerë, u rrëzua gjatë ngritjes. Në këtë aksident humbën jetën 86 persona. Si shkak i rënies së avionit u përcaktua se krahët e aeroplanit nuk ishin shpërndarë nga ngrica, çka shkaktoi një defekt dhe rënien.
Këto dy tragjedi tronditën aviacionin dhe opinionin publik në Maqedoni. Për shkak të seriozitetit të situatës, ministri i atëhershëm për urbanizëm, ndërtimtari, komunikacion dhe ekologji, Antoni Peshev, dha dorëheqjen. Këto ngjarje mbeten të thella në kujtesën kolektive si ditët më tragjike në historinë e aviacionit të Maqedonisë.
Shihni rekonstruksionin e realizuar për herë të parë për këtë fluturim.














