Connect with us

Kosovë

Vazhdon operacioni policor në disa lokacione në veri, detaje

Publikuar

Policia është duke kryer bastisje në fshatrat Varage dhe Ugljare, në territorin e komunës së Zubin Potokut. Kjo vjen pas sulmeve që kanë ndodhur ndaj institucioneve në veri dhe sulmit me eksploziv në kanalin e Ibër -Lepencit.

Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës tha se aksioni ende është duke u zhvilluar.

Ai tha policia  po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, pas sulmeve të fundit me granata ndaj stacionit policor dhe Komunës, si dhe sulmit kriminal terrorist të ndodhur në veri të vendit, gjegjësisht te kanali i Ibër Lepencit, ka vazhduar me hetime intensive drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Si rezultat i kësaj, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, sot në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor i cili përfshinë disa lokacione”, tha ai.

Kelani shtoi se pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë.

NA NDIQ NË FACEBOOK