Connect with us

Lajme

U shënua dita botërore e kursimit, i pranishëm edhe drejtori Emini

Published

on

Asociacioni Bankar Maqedonas në bashkëpunim me Fondin për Sigurimin e Depozitave dje organizoi ceremoni virtuale me rastin e Ditës botërore të kursimit 31 tetori.

I pranishëm ishte edhe drejtori Sigurimit të Depozitave në RMV, Behar Emini.

“Sot pata nderin të përshëndes të gjithë të pranishmit në ceremoninë për Ditën Botërore të Kursimeve, një ditë që na kujton rëndësinë e kursimit për një të ardhme më të mirë për secilin prej nesh dhe për ekonominë tonë kombëtare.

Në këtë përvjetor të veçantë, theksova rëndësinë e ruajtjes së kursimeve jo vetëm si një mbështetje për ditët e vështira, por si një mundësi për rritje, përmbushje të synimeve jetësore dhe forcim të stabilitetit financiar.

Të gjithë së bashku, përmes kursimeve dhe disiplinës financiare, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për veten dhe për familjet tona.

Faleminderit të gjithë punonjësve të sektorit bankar dhe bashkëpunëtorëve për kontributin e tyre të palodhur. Urime për të nominuarit si më të mirët!”, ka shkruar Emini.

NA NDIQ NË FACEBOOK