Shqipëri
U mbante pensionistëve lekët nga pensioni, e pëson arkëtarja e postës
Më 17 Tetor 2024, Stop transmetoi një denoncim për Postën Shqiptare, Filiali Durrës. Një pensionist i cili e tërheq pensionin në sportel tregoi se në mënyrë të pakuptimtë e pa faturë i mbahet çdo muaj 1 mijë lekë të vjetra.
Me kamera “Stop” provoi se arkëtarja Afërdita Lara e jepte pensionin me 1 mijë lekë më pak, duke i thënë se kështu funksionon në këtë postë. Pas pensionistit tek arkëtarja shkoi gazetarja e “Stop” dhe në këtë pikë, arkëtarja shkruan në sy të gazetares “tarifë e marrë”.
Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimit, Linda Manasterliu, pas shumë justifikimeve i sugjeroi pensionistit të transferohej me e-Albania në një tjetër postë, që ka edhe shërbimin në shtëpi edhe tërheqjen në sportel.