Bota
Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda
Dy tërmete me një distancë prej disa minutash ndodhën pasditen e së dielës në Halkidiki të Greqisë.
Sipas mediave të huaja, tërmeti i parë i ndodhur rreth orës 19:03 kishte një intensitet 5.2 të Rihterit me epiqendrën e vendosur 12 kilometra në jugperëndim të New Moudania, Halkidiki.
Ndërsa tërmeti i dytë që thuhet se ka ndodhur rreth orës 19:07 kishte një intensitet 4.2 të shkallës Rihter me epiqendrën e vendosur 11 kilometra në jug-perëndim të Nea Moudania, Halkidiki.
Tërmetet thuhet se janë ndjerë veçanërisht në Selanik, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.