Connect with us

Lajme

Taravari: Kisha kolaps të papritur dje, u dërgova me urgjencë në spital

Publikuar

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një statusi në rrjetin social Facebook mohoi lajmet që qarkulluan në disa media për gjoja që ka pasur sulm kardiak.

Ai tha se dje ka pësuar kolaps të papritur dhe është dërguar urgjent në spital.

“Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur. Kam pësuar kolaps të Papritur dhe jam dërguar urgjent në spital. Jam ende nën vëzhgim sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.
Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve.
Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju. Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Taravari./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK