SKENA
Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Reperi Arkimed Lushaj – Stresi, është vetëdorëzuar sot në stacionin policor të Pejës.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.
“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova për Reporteri.net.




















