Shqipëri
Sherr mes vajzave në Pogradec, 23-vjeçarja i hedh në sy substancë të dëmshme të resë
Sektori për Hetimin e Narkotikëve kapi dhe ndaloi shtetasin K. L., 22 vjeç, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komisariati i Policisë Devoll arrestoi shtetasen L. R., 63 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasen A. H., 23 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka dëmtuar me substancë të dëmshme, në sy, një 21-vjeçare, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet më Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. H., 35 vjeç, dhe E. D., 19 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se kanë vjedhur një sasi prodhimi bujqësor në objektin e një 66-vjeçari.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. P., 35 vjeç, banues në fshatin Mesmal, Maliq, pasi u kap në këtë fshat, duke transportuar me kamion, 15 metër sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundështuar punonjësit e Policisë. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për veprën penale
“Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi shtetasi A. K., 53 vjeç, banues në Korçë, ka tentuar në vetëvritet, duke u varur në një pemë, afër banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në fshatin Mborje, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi M. X., 52 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.