Connect with us

Ndryshe

Sëmundja misterioze e shekullit të 20-të që u zhduk: askush nuk e di se si u shfaq

Publikuar

“Njerëzit kanë harruar atë që është e rëndësishme në jetë,” thotë personazhi i Robert De Niros – Awakenings.

Bazuar në historinë e vërtetë të Dr. Oliver Sacks, Awakenings fokusohet në detaje grafike bazuar në përvojat e disa njerëzve të veçantë që vuajtën nga një sëmundje e quajtur encefaliti letargica, e njohur gjithashtu si “sëmundja e gjumit”.

Edhe pse kjo sëmundje nuk konsiderohet e rrallë, ajo preku një milion njerëz gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Pas kësaj, ajo u zhduk dhe u bë një mister i shekullit të kaluar.

Pyetja e vetme që nuk morri përgjigj kurrë: Cili ishte shkaku i kësaj sëmundjeje?

Kjo sëmundje u përmend për herë të parë nga një neurolog në Vjenë në vitin 1917. Simptomat fillestare u vunë re se ishin të ngjashme me gripin, por aty përfunduan ngjashmëritë. Gjatë javëve pasuese, disa njerëz nuk ishin në gjendje të flinin fare, ndërsa të tjerë ishin aq të përgjumur saqë mund të zgjoheshin vetëm për disa minuta për të ngrënë.

Rreth gjysma vdiqën në fazat e hershme të sëmundjes, por ata që mbijetuan u sollën shumë çuditërisht. Pas shërimit, shpesh duke u kthyer në punë, shumë filluan të vërenin ngurtësi, ngadalësim në lëvizje dhe madje edhe që sytë e tyre qëndronin në pozicione të caktuara. Fatkeqësisht, ajo përparoi ngadalë. Dhe shumë mbetën – si personazhi i De Niros – në një gjendje të ngrirë, të paaftë për të folur apo lëvizur.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Shumë prej tyre zhvilluan të folur monoton ose çrregullime të të folurit. Disa kishin ndryshime në humor, perceptime dhe personalitet.

NA NDIQ NË FACEBOOK