Connect with us

Lajme

Raportohet se shpërthimi i një skuteri elektrik ia futi flakën një lokali në qendër të Prishtinës

Publikuar

Raportohet se një shpërthim ka ndodhur në një lokal sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rreth orës 19:37.

Zjarrfikësit kanë intervenuar në rastin në fjalë dhe çdo gjë është lokalizuar deri në ora 20:00, pra është fikur zjarri.

Nga ekipi kryesor i zjarrfikësve të Prishtinës për Klanin kanë bërë të ditur se në informacionet e para që kanë është se dyshohet se që ka shpërthyer një skuter elektrik, dhe më pas zjarri e ka përfshirë të gjithë lokalin në fjalë. 

Për të konfirmuar raportimet gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktoj zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, por ajo nuk ka qenë e qasshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK