Connect with us

Lajme

Policia me aksion kundër drogës, arrestohen pesë persona

Publikuar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh kundër drogës në rajonin e Prizrenit. Në këtë aksion janë arrestuar pesë persona të dyshuar.

‘’Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës, Njësia në Prizren pas një pune hetimore më 7 nëntor 2024, ka realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi në Prizren ku janë arrestuar (pesë) 5 persona të dyshuar’’ thuhet në njoftim.

Po ashtu është bëre e ditur se gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

-14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gramë

-67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1.103.84

-5 telefona

-1 automjet

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës dhe vendimet tjera do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK