Connect with us

Lajme

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Published

on

Mot kryesisht me diell dhe më i butë parashihet të mbajë ditën e shtunë, pas mëngjesit të ftohtë, e me mjegull përgjatë ultësirave. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C. Frynë erë e lehtë verioe e verilindore 4-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë në 18C e 19C.

Më vonë në mbrëmje vransira fillojnë të shtrihen në pjesë të vendit që do të jenë më të pranishme përgjatë ditës së diel, me kalimin e frontit të ftohtë, e temperaturat pësojnë rënie në 12C. Do të frynë erëra veriore e verilindore me hove mbi 10m/s. Nga e hëna java fillon me kthjellime, por mbetet ftohtë, me maksimale prej 12C e 14C. Mëngjeseve temperaturat minimale zbresin në -1C e -2C.

Të shtunën ndotësit ajror mbeten me koncentrime më të rritura, që çojnë indeksin e cilësisë së ajrit në vlera të dobëta. Kalimi i frontit ditën e dielë shoqërohet me erëra paksa më të theksuara që ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve, e indeksi kalon në vlera të pranueshme në një pjesë më të madhe të stacioneve.

NA NDIQ NË FACEBOOK