Connect with us

Kosovë

Në Zveçan për herë të parë mbahet seancë solemne për 28 Nëntorin

Publikuar

Për herë të parë që nga pas lufta, në objektin e Komunës së Zveçanit, është mbajtur seanca solemne për nder të 28 Nëntorit.

Siç mund të shihet edhe në fotografi, në murin e sallës janë vendosur flamuri i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Pas kësaj seance, aktivitetet do të vazhdojnë edhe më tutje.

Në kullën e heroit, Isa Boletini do të mbahet program artistik nën patronatit e kryetarit të komunës, Ilir Peci.

Më pas, do të bëhet edhe homazhe tek:

Busti i heroit Isa Boletini

Busti i heroit Adem Jashari

Busti i komandantit Mehë Uka

Përmendorja e Safet Boletinit

Varrezat e dëshmorëve në Shipol

Varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari

Varrezat e dëshmorëve të familjes Haradinaj

Dhe vizitë tek familja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

NA NDIQ NË FACEBOOK