Connect with us

Kosovë

Ministria e Rozeta Hajdarit hap tender për rezervat shtetërore, do të blihet grurë me vlerë 4 milionë euro

Publikuar

Një tender prej 4 milionë eurove është hapur nga Ministria e e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe  Tregtisë.

Tenderi ka të bëjë për blerjen e grurit për nevojat e Rezervave  Shtetërore.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit kjo ministri për sasinë e përafërt prej 13,300-13,333 tonë, ka ndarë  4 milionë euro.

Afati për dorëzimin e ofertave është 29.11.2024.

Kujtojmë se për skandalin e Rezervave Shtetërore kishte pasur bastisje e arrestime. Krejt kjo kishte ardhur pas publikimit të disa audio-incizimeve të cilat dëshmonin për një skandal të madh në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

“Furnizim me grurë për nevojat e Rezervave  Shtetërore  për vitin 2024” , transmeton indeksonline.