OP / ED
Mediat shqipe të bojktojnë çdo lajm nga OEMVP -ja dhe bizneset shqiptare!
Shkruan: Rami Mislimi
Pas lëpirjes se kush do të fotografohet me kryeministrin Mickovski bizneset shqiptare janë shkaktarët kryesor që mediat shqiptare janë në gjendje të mjerueshme financiare.
Bizneset shqiptare që janë pjesë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore janë hajnat më të mdhej në këtë shtet.
Asnjë biznes shqiptarë kurrë nuk jep as 1 euro për mediat shqiptare, ndërsa japin me qindra mijra euro mediave maqedonase edhe atë në forma të ndryshme si publike edhe jopublike.
Që nga koha kur kam filluar të merrem me mediat, asnjë biznes shqiptarë kurrë nuk ka shprehur gatishmëri të rekalmohet në mediat shqiptare edhe pse 99% kanë tregun shqiptarë, por gjejnë rrugë për të ndihmuar, sponsoroizuar mediat maqedonase.
100 kompanitë më të fuqishme të OEMVP-së, asnjëherë dhe kurrë në asnjë medium qoftë TV apo mediat online nuk kanë reklama në gjuhën shqipe, por disa kanë në TV dhe mediat online të gjuhës maqedonase. Arsyet se pse ata reklamohen tek mediat maqedonase i dinë ata, por i dimë edhe ne që meremi me mediat.
Është një turp i madh për kompanitë shqiptare për të mos bashkëpunuar me mediat shqiptare, andaj bëjë apel të të gjithë miqtë e mi që drejtojnë çfarë doë media si TV dhe mediat Online që të bojkotojnë çdo inforamcio, çdo lajmërim, çdo lavde apo çfarë do qoftë që vijnë nga OEMVP dhe bizneset shqiptare.
Me bojkotim total të OEMVP-së dhe bizneset shqiptare ne mund të parandalojmë që paratë që i hedhin tek mediat maqedonse të rrisin rrogat e puntorëve të tyre, sepse ne në fund të fundit kemi mbijetuar edhe pa ata, por edhe ju kemi ndihmuar kur mediat maqedonase i kanë goditur për keqpërdorime.
Tash pritni në radhë për tu fotografuar nën këmbët e Mickovskit!