Connect with us

Lajme

Mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku për një javë në Ferizaj

Publikuar

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 1297 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 6 patentë shoferësh gjatë javës së kaluar, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në trafik.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 17 kanë pasur persona të lënduar.

18 persona janë dëmtuar në këto aksidente, ndërsa 23 të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.

NA NDIQ NË FACEBOOK