Connect with us

Lajme

Mashtrim me prona në vlerë të lartë – arrestohen tre persona

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre të dyshuar të përfshirë në një skemë të sofistikuar të mashtrimit me prona.

“Që nga data 18 tetor 2024, specialist nga njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, përpunuan informacionet që sugjeronin se disa persona, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, po tentonin të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele me vlerë të lartë, në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan”, thuhet në komunikatën e PK’së.

Kësisoj, rreth orës 11:30, policia arrestoi tre të dyshuar, (dy meshkuj dhe një femër) dhe caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin edhe të një të dyshuari tjetër i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë.

“Ky rast thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për mbrojtjen e komunitetit nga skemat mashtruese, luftimin e veprimtarive kriminale si dhe sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK