Connect with us

Lajme

Letër e hapur nga anëtarët e disa xhamive të qytetit të Strugës, drejtuar kreut të BFI-së Shaqir Fetahu-t: Mos i fshihni donacionet

Publikuar

më

nëntor – Në redaksinë tonë në formë elektronike ka arritur një letër e hapur nga anëtarët e disa Xhamive të qytetit të Strugës drejtuar kreut të Bashkësisë Fetare Islame, z. Shaqir Fetahu, duke kërkuar urgjentisht të merren masa ndaj myftiut të Strugës, Adi Ef. Murtishi, tek arkatari i muftinisë dhe operativa, qe të mos i fshehin donacionet por të jenë më transparent rreth aksionit humanitar për ndihmë ndaj Jabllanicës në Bosnje dhe Hercegovine duke i cekur donacionet për çdo xhami ne veçanti.

Deri te kryetari i BFI-së Reis ul ulema Hafiz, haxhi, Shaqir Fetahi

I nderuari kryetar

Ne, si anëtar të këshillave të disa xhamive të qytetit të Strugës dhe fshatrave kërkojm nga ju që të merrni masa deri tek muftiu i Strugës Adi Ef. Murtishi, tek arkatari i muftinisë dhe operativa, qe të mos i fshehin donacionet por të jenë më transparent rreth aksionit humanitar per ndihmë ndaj Jabllanicës në Bosnje dhe Hercegovine duke i cekur donacionet per çdo xhami ne veçanti.

I nderuar kryetar,

Nga informatat që i kemi ne si anëtar të këshillave të xhamive muftinia e Strugës i ka fsheh, pra nuk i ka paraqit të gjitha mjetet e tubuara, vlerën që e ka paraqitur muftinia në Facebook me date 23/10/2024 në vlerë prej 5725 euro është shumë pak në krahasim me vlerën reale, 5725 jan tubuar vetëm në disa xhami…..

I nderuari kryatar,

Anëtarët e këshillave të xhamive, në baz të informatave që i kemi nga këshillat e thuajse të secilës xhami dyshojm se operativa e muftinis nuk i ka tregu krejt mjetet e tubuara dhe kërkojm nga ju të merren masa deri tek muftiu Adi Ef. Murtishi që donacionet e dorzuara nga banorët e Strugës dhe rrethinës për në Bosnje dhe Hercegovinë të arrin për at cilë për të cilin jan donuar dhe jo të mbeten për operativën e muftinis të Strugës.
Ne kerkojm nga ju që të intervenoni dhe te merren masat e duhura deri tek muftiu i Strugës dhe operativa e muftinis të paraqesin në mënyrë transparente detajet sa më shpejt që të jet e mundur, për ndryshe rastin do ta paraqesim në media dhe mediume , në prokurori, në inspektoriatin e financimit, me fakte për secilën xhami sa donacion jan tubuar dhe sa është shuma totale ndihmave të tubuara.
Ne gjithashtu do ti informojm edhe anëtarët e rijasetit, muftinit, bashkësin islame në Bosnjë dhe Hercegovinë se ndihmat e tubuara në Strugë nuk ju kan arrit atyre të gjitha por vetem një pjes sa e kan par të arsyeshme muftiu i Strugës me operativen e tij.

Ne mendojm një veprim i këtillë i operativës të muftinis është i turpshëm, me çfar ndërgjegje do ju kërkojmë ne xhematit ndihma në të ardhmen dhe si do presim mbështetjen e xhematit ?

Kërkojmë që urgjentisht te paraqitet pasqyra e secilit xhemat dhe xhami sa kan dhuruar me rastin e Bosnjës.

Shpresojmë të intervenoni dhe te merren masat e duhura… 19/11/2024

Lajme37 minutes ago

Prokuroria me detaje për grupin kriminal të fajdexhinjve në Kumanovë

SKENA40 minutes ago

Skandali i tenderave: Fjoralba Ponari denoncon abuzimet e Ballukut dhe paketën fiskale të Ramës

Lajme1 hour ago

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

Maqedoni2 hours ago

Dauti: Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës, prioritet i Doganës

Maqedoni2 hours ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni2 hours ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri3 hours ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota3 hours ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota3 hours ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni3 hours ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

Bota3 hours ago

A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump

Maqedoni3 hours ago

Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet

NA NDIQ NË FACEBOOK