Connect with us

Lajme

“Kjo është më e gjata në histori”, tre muaj nga greva e punëtorëve teknikë në Kuvendin e Kosovë

Publikuar

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se sot janë bërë tre muaj nga hyrja në grevë e punëtorëve teknikë në Kuvendin e Kosovës.

Azemi përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se kjo grevë është më e gjata në historinë e grevave në Kosovë.

“Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës, greva më e gjatë që e njeh historia, të dy palët nuk po lëvizin, grevistët jo se jo, vetëm plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë. Një gjest për tu respektuar është nga Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit e cila nuk i la të mërdhihen në këto temperatura të ftohta por i akomodoi grevistët në ambientin e brendshëm të Kuvendit .Faleminderit Sarandë, për tjerat shohim dhe vazhdojmë”, ka shkruar Azemi.

NA NDIQ NË FACEBOOK