Lajme
Kërkohet caktimi i paraburgimit për 26 vjeçarin në Pejë që u arrestua nën dyshimet se dhunoi një vajzë të mitur


Një 26 vjeçar nga Peja është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka treguar se për të njëjtin është parashtruar edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit.
“Personi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Është parashtruar kërkesa për paraburgim”, ka thënë Nikçi.
Ai ka thënë se janë siguruar prova materiale lidhur me rastin dhe dyshimet janë që është kryer vepra penale e dhunimit.
“Janë siguruar prova materiale të cilat do të përdoren gjatë procesit. Dyshimet janë që është kryer vepra penale dhunimi. Viktima është e mitur, nuk mund të japim informacione”, ka thënë Nikçi.


















