Lajme
Kasami: Zgjedhjet e parakohshme nuk i bëjnë hajr BDI-së

Kryetari i lëvizjes BESA Bilall Kasami në emisionin ZOOM në RTVM2 komentoi insistimin e BDI-së për zgjedhje të parakohshme. Sipas Kasamit, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk do ti shërbente pikërisht BDI-së, pasi sipas tij do të humbte me rezultat edhe më të thellë.
“Në këtë rast më pak është interesi i BDI-së të mbajnë zgjedhje të parakohshme. DO u ndodh ajo që u ndodhi në Tetovë, ata e bllokuan miratimin e raportit të buxhetit dhe pësuan debakël të cilin nuk e pritën në zgjedhjet e përsëritura për këshill. Përderisa koalicioni VLEN arriti të marrë 108 mijë vota në situatë të një diktature të pushtetit të BDI-së, ku shqiptarët ishin në një diktat të paimagjinueshëm. Sot kur ky diktat i BDI-së, unë garantojë që rezultati për BDI-në do të jetë dëshpërues”, theksoi Kasami për RTVM2, duke shtuar se koalicioni VLEN në këtë po e vë interesin shtetëror para interesit partiak.



















