Connect with us

Lajme

“Historiku, misioni, video 5 minuta…”, Pushteti i Ferit Idrizit jep tender afro 5 mijë euro për punimin e profilit të komunës së Vushtrrisë

Publikuar

Komuna e udhëhequr nga Ferit Idrizi i PDK, ka nënshkruar kontratë me një kompani për t’ia punuar profilin e komunës. Në këtë punim kërkohen 200 ekzemplarë, ku përfshihen si psh, fjala e kryetarit të komunës, historiku, aspekti gjeografik, misioni i komunës, etj. Kërkohet edhe një video pesë minuta për profilin. E kjo, do t’i kushtojë buxhetit të Vushtrrisë, afro 5 mijë euro.

Gazeta Insajderi

Komuna e Vushtrrisë me 25 tetor kishte nënshkruar kontratë për “Punimin e Profilit të Komunës”.

Vlera e përgjithshme e këtij tenderi kishte qenë 10 mijë euro.

Kompania që e ka fituar këtë tender është “Digital Application eXperts L.I.C”, me çmim prej 4890 euro.

Në detajet e tenderit theksohet se cilat janë kërkesat për këtë kontratë.

Ky punim përfshin 200 ekzemplarë, ku përfshihen fjala e kryetarit të komunës, historiku, aspekti gjeografik, misioni i komunës, etj.

Ceket edhe një video pesë minuta për profilin. E gjitha kjo, do t’i kushtojë buxhetit të komunës së Vushtrrisë, afro 5 mijë euro.

“Qëllimi i kontratës është përformimi i shërbimeve në vijim: Ka të bëjë me punimin e profilit të Komunës gjithësejt 200 ekzemplarë (100 gjuhë shqipe, 100 gjuhë angleze) do të shtypet letër të bardhë kualitet format B 5., Ka të bëje me realizimin e punimit të profilit ku do të përfshihet Fjala e Kryetarit të Komunës, Historiku,Apekti Gjeografik, Misioni i Komunës,,Klima, Strugktura Organizative, Buxheti, Punësimi, Ekonomia, Bujqësia, Arsimi, Shëndetësia, Kultura-Rinia-Sporti, Siguria, Ambienti, Infrastruktura dhe Transporti, Turizmi, Video për Profilin kohëzgjatja 5 minuta, Kontakti. Për më shumë referojuni Aneksit 1 të Specifikimeve Teknike”, thuhet në tender./Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK