Connect with us

Lajme

Burri i bën presion gruas të dëshmojë në favor të tij në gjykatë, ajo e raporton në polici

Publikuar

Një grua nga Podujeva ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj për dhunë fizike. Ajo ka deklaruar se ai është duke i bërë presion që të dëshmojë  në favor të tij  në gjykatë.

Me konsultim me  prokurorin  dhe me  dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, thuhet në raport.

Detajet:

Podujevë  18.11.2024-14:00.  Viktima femër  kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar,  në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë  psikike ndaj saj  njëkohësisht është duke i bërë presion  që në gjykatë  të dëshmojë në favorin e të dyshuarit.  Me konsultim me  prokurorin  dhe me  dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është  arrestuar dhe pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt.

NA NDIQ NË FACEBOOK