Connect with us

Lajme

Zjarr në QKUK/ Digjet një depo, zjarrfikësit evitojnë rrezikun

Publikuar

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë ditës një objekt ndihmës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mal Gashi – komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka deklaruar se rreziku ishte i madh, por që reagimi i shpejt solli situatën nën kontroll.

“Sot, në një intervenim ndaj zjarrit në një objekt ndihmës/ depo të një lokali që gjendet brenda hapësirës së QKUK-së. Rreziku ishte madh, por reagimi i shpejt dhe profesional bëri që për disa minuta të vihet në kontroll, dhe të shuhet zjarri”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka përgëzuar kolegët zjarrfikës për këtë intervenim profesional.

NA NDIQ NË FACEBOOK