Maqedoni
VMRO: Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka manipuluar me tenderë
“Për të vlerësuar nëse jemi të kënaqur, duhet të dimë se çfarë kemi gjetur, për të ecur përpara duhet të dimë se çfarë na ka lënë qeveria”, thonë në komunikatën e lëshuar për media nga VMRO-DPMNE.
Në qeverinë e udhëhequr nga LSDM, shëndetësia ishte temë e veçantë falë ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë Venko Filipçe, tani kryetar i LSDM-së.
Një specialitet i veçantë i Filipçes ishte manipulimi i tenderëve. Ai u njoh për një sërë tenderash të diskutueshëm.
Me tender, Filipçe ka dashur ta shesë sterilizimin ose përgjegjësinë për sterilizimin në të gjitha institucionet shëndetësore t’ia japë një kompanie kontroverse. Ka bërë disa tendera dhe ka ndarë institucione, disa kanë kaluar dhe të gjitha i ka bërë në mënyrë krejtësisht të diskutueshme, pra përmes një tenderi tërësisht të kontestuar të një kompanie tejet të dyshimtë.
Filipçe në asnjë moment nuk iu përgjigj thirrjeve me detaje të qarta, ndonëse ishte i lidhur me biznesmenin kontrovers shqiptar Filip Rapaj në lidhje me tenderin e sterilizimit.
Sterilizimi është kyç në mjekësi, po flasim për instrumente sterilizimi, salla operacioni, veshje të njerëzve, por pse Filipçes do t’i interesonte një gjë e tillë, pra shëndeti i qytetarëve.