Connect with us

Bota

Turqi: Banka ia transferoi gabim 7 milionë dollarë, burri ia ktheu bankës

Published

on

Para pak ditësh një rast i çuditshëm ka ndodhur në Turqi.

Ozkan Aydik papritmas në xhirollogarinë e tij pranoi 7 milion dollarë.

Ai kur e hapi aplikacionin bankar, për ta paguar obligimin e gazit, u çudit me shifrat.

Aydik, një punëtor i pastrimit i cili jeton në provincen e Golcukler, e njoftoi menjëherë bankën.

Mediat turke raportojnë se 42 vjeçari shkoj menjherë në zyret e kësaj banke dhe ua sqaroi situatën atyre.

Burri në deklaratën e tij tha se i ktheu paratë sepse nuk ishin të tijat dhe se i përmbahet parimeve fetare që diçka që nuk është e tij duhet të kthehet.

Por, ai nuk mundi ta kuptoj se si ato para erdhën në llogarinë e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK