Connect with us

Bota

TRAGJIKE/ Mbytet anija me emigrantë ! Mes viktimave një foshnjë, u gjet i pajetë në mes të detit

Publikuar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kanalin e “La Mansh”, ku një anije që transportonte emigrantë është mbytur.

Mes viktimave raportohet se është dhe një foshnjë, teksa anija u përmbyt pranë brigjeve franceze, në përpjekje për të arritur në Britani.

Incidenti ndodhi pranë brigjeve franceze për shkak të mbingarkesës së anijes, ndërsa raportohet se 65 persona u shpëtuan. Disa njerëz ishin në ujë kur ekipet e shpëtimit mbërritën. Një foshnjë pa ndjenja u gjet në ujë dhe më vonë u deklarua e vdekur.

Prefektura lokale tha: “Shpëtimtarët zbuluan se varka, e cila ishte e ngarkuar rëndë ishte në vështirësi dhe se disa njerëz ishin në ujë. Ekipet e shpëtimit filluan të rimarrin njerëzit në vështirësi. Në të njëjtën kohë u kryen kërkime të mëtejshme për të gjetur njerëz që mund të bllokoheshin në det.”