Connect with us

Lajme

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë

Publikuar

Të paktën 21 persona humbën jetën në përmbytjet katastrofike që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën.

Vetëm në zonën e Jabllanicës, 17 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën BeH mbrëmë.

Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi qindra persona konsiderohen të zhdukur.

Një numër i madh shtëpish u shkatërruan, u shembën rrugë, ura, madje edhe një linjë hekurudhore.