Tech & Auto
Pse Apple vendos gjithmonë orën 9:41 kur prezanton iPhone?
Së fundmi u prezantua seria e re e iPhone 16 dhe një gjë interesante ra në sy të shumë fansave të Appleit.
Ora në telefonat e rinj të Appleit gjatë prezantimit ishte vendosur në 9:41 (koha e SHBA-së), kështu që fansat vunë re se kështu ndodh me të gjitha pajisjet që Apple prezanton për publikun.
Shumë kanë pyetur pse është kështu, dhe përgjigja gjenden në vendimin e një njeriu, pronarit Steve Jobs.
Scott Forstall, kreu i ekipit origjinal të zhvillimit të softuerit iPhone/iPad, shpjegoi se “lansimi kryesor i produktit është zakonisht 40 minuta pas fillimit të prezantimit”.
“Kur shfaqet pamja e madhe e një produkti të ri, ne duam që koha që shikojnë shikuesit të jetë e njëjtë si në jetën reale”, ka thënë ai.
Prandaj Apple fillimisht kishte planifikuar që koha të caktohej në 9:42, por Jobs vuri re gjatë një prezantimi praktik se zbulimi i serisë së re të iPhoneit po ndodhte rreth orës 9:41.
Duke pasur parasysh se ishte perfeksionist, Jobs vendosi që imazhi të ndryshohej për të gjitha pajisjet dhe të shfaqej pikërisht ora 9:41 në to.