Connect with us

Kosovë

Prokuroria e Pejës punëtori lidhur me rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor

Publikuar

Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”

Në ketë tryezë do jenë të pranishëm mbi 35 persona, përfshirë zyrtarë të institucioneve vendore, ndërkombëtar edhe anëtarë të shoqërisë civile, andaj ftohen mediat e interesuara për ndjekur ketë ngjarje.

Pjesë e panelit diskutues do jenë :

Agim Kurmehaj – Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë
Laura Pula – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
Mark Lasser – Shef i Sektorit për Drejtësi dhe Ligj, OSBE
Nushe Kuka Mekaj – Gjykata Themelore në Pejë
Shaban Shala – Kolonel, Drejtoria Regjionale e Policisë

Tryeza do të mbahet prej orës 10:00-13:00 në hotelin “Dukagjini” në Pejë.

NA NDIQ NË FACEBOOK