Connect with us

Lajme

Probleme me ushqimin e ushtarëve të FSK’së, ministri Maqedonci deklarohet para komisionit

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar se Forca e Sigurisë së Kosovës gjendet në situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Mbrojtje ka thënë se kontrata aktuale e sigurimit të ushqimit është subjekt i trajtimit të brendshëm. Ai ka thënë po ashtu se brenda FSK-së po tentohet të krijohet vetëqëndrueshmëri për ushqim të FSK-së.

Maqedonci ka folur edhe për largimin e ushtarëve nga FSK. Ai ka thënë se deri tani 119 ushtarë e kanë lënë ushtrinë.

Mirëpo, ai ka deklaruar se në konkursin e ri 1300 qytetarë kanë aplikuar për konkursin që pranon 300 ushtarë./

NA NDIQ NË FACEBOOK