Lajme
Përparim Rama ka një “zgjidhje” kur ngecni në kolonë: Dilni nga vetura ose lexoni libra


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur rreth çështjes së komunikacionit dhe kolonave të trafikut në kryeqytet.
Rama theksoi problemet e përditshme me të cilat përballen banorët e Prishtinës, por gjithashtu dha këshilla praktike për ata që ngecin në trafik.
“Kur ka kolona të gjata dhe ndiheni të bllokuar, nëse situata e lejon, mund të dilni nga vetura. Po ashtu dëgjoni muzikë, lexoni diçka,” u shpreh Rama në Canape.




















