Connect with us

Lajme

Ndodhi brenda pronës së tyre, ky është biznesi ku vdiq pejani nga shpërthimi i bombolës

Publikuar

Një shpërthim i bombolës së gazit la të vdekur mëngjesin e sotëm një person në Pejë.

Insajderi raportoi se viktima është Visar Muriqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në pompën e derivateve “DeltaGroup”.

Muriqi ishte ftuar nga ky biznes që të bënte shndërrimin e bombolës së gazit në mënyrë që e njëjta të përdorej për derivate tjera.

“Delta Group” në ARBK figuron si pronë e vëllezërve Vesel e Shkëlqim Jusaj.

Në momentin e arritjes viktima ka nisur të punojë në këtë bombolë që gjendej nën tokë por e njëjta ka shpërthyer.  

Nga ky shpërthim siç mëson Insajderi trupi i viktimës është goditur nga vala shpërthyese ku edhe është dëmtuar seriozisht duke u shkaktuar vdekje e menjëhershme. /Insajderi.org

NA NDIQ NË FACEBOOK