Connect with us

Lajme

Mos ekzekutimi i pagave- Tahiri: Qeveria Kurti kreu shkelje ligjore

Publikuar

Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria ka bërë shkelje të të drejtave të punëtorëve me mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator.

“Neni 7, paragrafi 4, i Ligjit për Pagat thotë qartë se, pagat duhet t’u dalin punëtorëve më së voni ditën e fundit të muajit”, shkruan Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Mos ekzekutimi i pagave nga qeveria është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe një dështim total i institucioneve. Neni 7, paragrafi 4, i Ligjit për Pagat thotë qartë se, pagat duhet t’u dalin punëtorëve më së voni ditën e fundit të muajit. Kjo do të thotë se sonte deri në orën 24:00, nëse nuk realizohen, Qeveria është në shkelje të rëndë ligjore. Në fakt, shkelja ka ndodhur që nga ora 16:00, kur përfundon orari zyrtar i punës.

May be an image of text

NA NDIQ NË FACEBOOK