Lajme
Mexhiti: BDI e ka pasur dertin e tenderimit dhe jo përfundimit e korridorit 8 dhe 2 km të rrugës Shkup-Bllacë

Sipas zëvendëskryeministrit të qeverisë së parë, Izet Mexhiti BDI asnjëherë nuk e ka pasur prioritet përfundimin e korridorit 8 dhe rrugës Shkup-Bllacë meqë derti i tyre ka qenë tenderimi.
“BDI rrugën Shkup-Bllacë as 2 km nuk e kanë përfundu, në Tetovë-Gostivar as 8 përqind nuk është bërë eskpropriimi, ata vetëm e kanë pasur dertin e tenderimit dhe PR-in e partisë së tyre”, ka thënë Mexhiti në emisionin Zoom të MTV2.
Ai më tutje garantoi se të gjitha rrugët në interes të shqiptarëve do të bëhen sa më parë.
“Nuk rrezikohet rruga Bllacë dhe as korridori 8 e as ajo mes Tetovës dhe Prizrenit. Ne po bëjmë përpjekje që këto të realizohen sa më parë konform interesave të shqiptarëve”, përfundoi Mexhiti.
















