Connect with us

Lajme

“Më vjen jashtëzakonisht keq” Kurti komenton aksidentin e 15 vjeçarit që e shkaktoi zv/minsitri i Zhvillimit

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndjehet keq për aksidentimin e një 15 vjeçari me makinë nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Madje, Kurti flet edhe në emër të zv ministrit të Zhvillimit Rajonal duke thënë se “Besoj që njëjtë ndjehet edhe zëvendësministri”.

Tutje Kurti ka thënë se me rastin do të merren organet e rendit për të marr veprime ndaj zëvendësministrit të qeverisë së tij.

“Për sa i përket aksidentit që ka ndodhur janë organet e rendit, institucionet përkatëse të shtetit të cilët hetojnë e hulumtojnë dhe natyrisht procedura vazhdon. Mua më vjen jashtëzakonisht keq çfarë ka ndodhur. Besoj që njëjtë ndjehet edhe zëvendësministri dhe shumë shpejt do të mund të merren hapat në vijim, por na duhet njëherë që të jemi të përqendruar tek i lënduari dhe tek lejimi i organeve të rendit që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale”, u shpreh Kurti.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me veturë zyrtare një motoçiklist.

Ai ka qenë i dehur në momentin kur ka shkaktuar aksidentin. Motoçiklisti i goditur nga vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte zëvendësministri Tafarshiku, është një 15 vjeçar nga Gjakova.

NA NDIQ NË FACEBOOK