Connect with us

Lajme

Komuna e Rahovecit shpërblen me tender afro 1 milionë euro kompaninë e bashkëshortit të deputetes së AAK’së

Publikuar

Kompania e bashkëshortit të deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Albana Bytyqit, është shpërblyer me tender afro 1 milionë euro nga komuna e Rahovecit e udhëhequr nga kjo parti. Grupi i operatorëve ekonomik, ku kishte konkurruar kompania e Jetmir Bytyqit, del të jetë me çmimin më të lartë se kompanitë tjera konkurruese. Madje vlera e tenderit edhe është tejkaluar. Insajderi ju sjell detaje.

Gazeta Insajderi

Komuna e Rahovecit sot ka dhënë një tender për “Vazhdimin e rregullimit dhe rikonstruktimit të shtratit të Lumit Rimnik në Fortesë”.

Çmimi i parashikuar për këtë tender ka qenë 847,649.86 euro.

Ndërkohë që me këtë tender është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik: Capital-Invest Sh.p.k, G Solutions L.L.C.

Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 955.849.36 euro.

Për këtë tender ka konkurruar edhe një grup tjetër i operatorëve. Liridoni SH.P.K, EdiBau SH.P.K. Lubizhdë 2000. Vlera e ofertës ishte 834.290.03 euro.

Mirëpo, komuna e Rahovecit ka shpërblyer operatorë tjerë me kontratë, ani pse çmimi i ofertës ishte më i lartë.

Njëra kompani fituese, “Capital Invest” e cila është shpërblyer me këtë tender afro 1 milionë euro, është pronësi e bashkëshortit të deputetes së AAK’së, Albana Bytyqit, Jetmir Bytyqi.

Jetmir Bytyqi, ka hyrë aksionar si pronar i një firme, ndonëse në ARBK nuk figuron në emër të tij.

Bëhet fjalë për firmën “Capital Invest”, nën logon e cilës i është uruar ditëlindja Bytyqit.

Foton e kësaj kompanie, bashkëshorti i Albana Bytyqi, e ka të vendosur edhe në kopertinën e profilit të tij në “Facebook”.

Edhe në punët që kryhen nga kjo kompani, në postimet që bëhen në faqe, urohet Bytyqi.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, jo rrallë herë paraqitet bashkë me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifin.

Deputetja Bytyqi ndan në profilin e saj vizita, e momente të ndryshme politike, krah të parit të Rahovecit.

“Bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, patëm kënaqësinë që këtë ditë vikendi ta kalonim te shtëpia e kryetarit të degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi. Dëgjuam shumë histori e rrëfime interesante nga babai i tij, baca Naim”, ishte një postim i Bytyqit i bërë në prill të këtij viti. /Insajderi.org/

Lajme6 minutes ago

Mexhiti: Çarshia po rikthehet në shkëlqimin e saj, mbi 28 milionë denarë investim

Lajme15 minutes ago

Limani: Duhet ta rikthejmë ASH-në si subjekt konkurrues dhe faktor serioz në Maqedoninë e Veriut, do ta shfrytëzojmë të gjithë potencialin njerëzor

Maqedoni16 minutes ago

VMRO shpërthen ndaj “Supremes”: “16 viktima dhe askush përgjegjës”

Maqedoni29 minutes ago

Plumbat në Çair përfunduan me vdekje: Kallëzim penal ndaj dy personave

Lajme35 minutes ago

Dauti viziton pikën kufitare Bellanoc–Stançiq: Po punojmë që të mundësohet edhe qarkullimi i mallrave

Kosovë38 minutes ago

Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk ia dhanë votat për nënkryetare

Maqedoni54 minutes ago

AKI mobilizon strukturat në Bërvenicë, Jusuf Shaini në krye të shtabit zgjedhor

Shqipëri1 hour ago

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

Lajme2 hours ago

MPB-ja kryen kontrolle në 28 lokacione: Janë siguruar dëshmi për drejtimin e autobusëve dhe kamionëve me leje të falsifikuara

Lajme2 hours ago

Në Zhelinë mblidhen kryetarët e komunave të Pollogut, Sejdiu: Optimizimi i rrjetit shkollor të bëhet me analiza të plota

Lajme2 hours ago

Hamza: Prej sot PDK nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në Kushtetuese

Lajme3 hours ago

Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do t’i fitojmë

NA NDIQ NË FACEBOOK