Connect with us

Lajme

Kapen dy të arratisurit për drogën në Klinë, Insajderi siguron pamje nga momenti i arrestimit

Publikuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës kanë arrestuar dy të arratisurit lidhur me fushën e mbjellur të kanabisit në Klinë.

Insajderi ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit.

Nga burime brenda Prokurorisë, Insajderi ka marrë vesh se bëhet fjalë për arrestimin e Gëzim dhe Faik Gashit, të cilët ishin në arrati tash e sa muaj.

Ata dyshoheshin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkaq, ende në arrati ndodhet Selim Gashi, i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Insajderi ju sjell pamje nga momenti i arrestimit në Pejë:

NA NDIQ NË FACEBOOK